Fëmijët e vetëm janë më të rrezikuar nga obeziteti

Më shumë se 13 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara vuajnë obezitetin, sipas një studimi më të fundit të publikuar në revistën për edukimin dhe sjelljen e të ngrënit.

Fëmijët e vetëm, pa motër apo vëlla, kanë më shumë mundësi për t’u rritur obezë. Studimi është realizuar dhe krahasuar te 27 fëmijë të vetëm dhe 41 fëmijë me motra dhe vëllezër.

Studimi përcaktoi se fëmijët  e vetëm, hanë më shumë dhe nuk dinë të përzgjedhin. Anketën për fëmijët që morën pjesë në studim e plotësuan nënat. Sipas Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, obeziteti te fëmijët nis që në moshën 12-vjeçare dhe pikun e ka në moshën 19-vjeçare.

Tashmë, “topin në fushë” e kanë prindërit, të cilët duhet t’i mësojnë fëmijët me regjimin e nevojshëm, për të parandaluar peshën e tepërt deri në obezitet te fëmijët e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2