Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Gaforrja e borës” shitet për një shifër rekord

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 10:22 | Bota

Një gaforre e veçantë, e quajtur “gaforrja e borës” u shit në Japoni për 5 milionë jen, ose 46 mijë dollarë, një shifër që vendos rekord botëror, sipas autoriteteve të peshkimit në Totori. Gaforrja me peshë 1,2 kg dhe 14,6 cm gjatësi, theu rekordin Guinnes që mbahej nga një tjetër gaforre e shitur në Japoni vitin e kaluar për 18 mijë dollarë.

E blerë nga Tetsuji Hamashita, president i një kompanie prodhimesh deti, gaforrja do të përfundojë në pjatat e disa fatlumëve, por shumë të pasur, që do ta konsumojnë në një prej restoranteve më të shtrenjtë të Tokios. “E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni”, tha Hamashita për CNN. “Megjithatë jam i sigurt që gaforrja e justifikon çmimin”.

https://a2news.com/2019/01/05/peshku-qe-kushton-3-milione-dollare/

Shitja e gaforres shënoi edhe nisjen e gjuetisë për këtë vit dhe blerësit mendojnë se sjell fat blerja e gaforres më të mirë të sezonit. Gaforrja e borës, që konsiderohet një ushqim i veçantë në Japoni, gjendet vetëm në ujërat e Prefekturës Totori, në ishullin Honshu, mes Osakës dhe Hiroshimës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë