Habitet ekuipazhi, krijesa e Arktikut luan me topin si të ishte një qen besnik

Gemini Craft është një anije që po përshkon ujërat e Polit të Veriut për arsyeje shkencore. Ekuipazhi i saj ka rënë ndesh ndaj një krijese të çuditshme dhe miqësore, belugën.

Beluga është një gjitar që mbahet mend për format e tij dhe ngjyrën karakteristike të bardhë, siç është dhe ngjyra që rrethon peizazhet ku gjitari jeton, pikërisht zonat më veriore të Kanadasë, Alaskës dhe Rusisë.

Ekuipazhi i Gemini Craft duke njohur karakterin social të kafshës, përfitoi për të luajtur pak me të, dhe rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Ashtu si të ishte qeni më besnik, beluga ndiqte topin e regbisë që i kishin hedhur dhe e kthente “pronarit”, me një fytyrë që duket sikur buzëqesh.  

Shkarkoni aplikacionin e A2