Kërcënon punonjësit e Bashkisë Kamëz, i gjenden armë e municione në banesë

Ndërhyrja në kohë e patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandaloi një ngjarje të rëndë në zonën e Kamzës, për të cilën u arrestua një 61 vjeçar.

Personi i arrestuar, banues në Valiasin e Ri, kërcënoi për shkak të detyrës një punonjës së Bashkisë së Kamzës, i cili ishte duke punuar pranë banesës së tij. 61-vjeçari R.S. ndërsa po hynte në shtëpi i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Dy shërbime të patrullës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konflikt. Gjatë kontrollit në banesën e R.S. policia sekuestroi një pushkë dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shkarkoni aplikacionin e A2