Kundër Çekisë dhe Anglisë, Challandes publikon listën e Kosovës

Kosova është në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme që prej pranimit në UEFA dhe në FIFA. Dardanët do të luajnë më 14 tetor në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen, kundër Çekisë, ndërsa 3 ditë më pas do të presin në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Anglisë. Këto dy ndeshje janë mjaftë të rëndësishme për të mësuar nëse Kosova do të sigurojë një biletë për në Europianin e vitit 2020.

Këtë të premte, trajneri Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për këto dy sfida.

Bie në sy rikthimi i mesfushorit Besar Halimi, një element mjaft i rëndësishëm në këto kualifikuese për Kosovën.

Por në anën tjetër, Challandes do të vuajë edhe disa mungesa të rëndësishme. Arbër Zeneli nuk arriti të rikuperohej nga dëmtimi i gjatë, po ashtu edhe Kryeziu, ndërsa pjesë e listët do të jetë Herolind Shala. Edhe pse i dëmtuar, mesfushori do të jetë pranë skuadrës në këto dy sfida vendimtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2