Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Luanesha vuan pasojat e “luftës” me derrin e egër

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 14:10 | Fotolajme

Një luaneshe madhështore i është vendosur nofka “Syri blu” pasi duket sikur ka vendosur një sy prej xhami. Në fakt ajo është shenja e një beteje me një derr të egër në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut. Fotografitë u realizuan nga një fotograf amator australian, i cili kishte mbetur i mahnitur nga ngjyra e syrit.

Rojtarët e rezervatit i thanë më pas se luanesha ishte kryetare e tufës dhe dëmtimi në sy kishte ndodhur dy vjet më parë. Edhe pse nuk shikonte më me atë sy, ata thanë se mbetej një gjuetare e shkëlqyer.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani