Marrëdhënia e ndërlikuar mes njerëzve dhe kafshëve

Një libër i ri me fotografi nga fotografi i famshëm Steve McCurry tregon marrëdhënien e ndërlikuar mes njeriut dhe kafshës. i njohur në të gjithë botën për foton e “Vajzës afgane” publikuar në vitin 1985, McCurry ka punuar më tepër në zonat e konfliktit, por gjithmonë ka ushqyer pasionin e tij për kafshët.

“Ato janë një prej gjerëve që më pëlqejnë më shumë të fotografoj”, thotë ai. “Janë krejtësisht të paparashikueshme. Janë në lëvizje të vazhdueshme dhe nuk marrin udhëzime nga fotografi”.

Fotografitë në librin e tij të çojnë në një udhëtim virtual nga Azia në Amerikën e Jugut, të Veriut dhe në Europë.

Shkarkoni aplikacionin e A2