Merkato e pashmangshme, sulmuesi francez drejt Interit – A2

Merkato e pashmangshme, sulmuesi francez drejt Interit

Deklaratat dhe mesazhet e Antonio Conte për krerët e klubit, pas humbjes ndaj Dortmund, duket se ka dhënë efekt.

Klubi zikaltër po fokusohet në merkaton e janarit për të forcuar repartin e sulmit duke parë sezonin e gjatë dhe të vështirë që e pret përpara. Me infermierinë të mbushur plot, së fundi edhe me Politanon që do të duhet të qëndrojë jashtë për disa javë, Inter kërkon të shtojë kualitetet në sulm atje ku kanë mbetur vetëm Martinez, Lukaku dhe i riu Esposito.  

Olivier Giroud është emri më i nxehtë që qarkullon në Milano. Teksa sulmuesi francez është drejt përfundimit të kontratës me Chelsea, presidenti Marota është gati të finalizojë operacionin dhe t’i plotësojë kërkesat, teknikut italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2