Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta në Kalabri: Trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 09:50 | Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në rajonin e Kalabrisë në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh.”

Gjatë qëndrimit në Itali, Ilir Meta vizitoi Bashkinë e Plataçit, ku pati një takim të ngrohtë me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh. Më pas ai mbajti një fjalim përshëndetës në konferencën “Antonio Gramshi – I linduri arbëresh”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e arbëreshëve në historinë e kombit dhe rolin e tyre në bashkimin e shqiptarëve, si dhe ruajtjen e traditave dhe gjuhës.

“Komuniteti juaj ka një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit tonë, jo vetëm për të ruajtur ato tradita, që nga koha e Motit të Madh të Skënderbeut, por edhe sepse kanë patur një rol të madh për bashkimin dhe organizimin e tërë shqiptarëve”, tha presidenti Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani