“Në shtëpinë e Cristianos rrinin 10 persona të tjerë”

Rio Ferdinand, ish-shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Manchester United, ka treguar një histori interesante që ka të bëjë me portugezin e Juventusit.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, në një intervistë për “Goal”, kujtoi vizitën e tij të parë në shtëpinë e CR7.

“Po i shikoja shtëpinë dhe pashë rreth 10 persona që rrinin aty. E pyeta se kush ishin ata dhe se çfarë po ndodhte. Më tha se njëri ishte kuzhinieri, tjetri ishte fizioterapisti, tjetri ishte trajneri personal… U habita. Cristiano ka qenë i pari njeri që njihja unë që kishte investuar për një staf personal. Iku nga United duke qenë më i miri dhe nëse të rinjtë do të më kërkonin një këshillë, unë do t’i thoja që të investonin te vetja e tyre ashtu siç ka investuar Cristiano”, tha Ferdinand.

Ish-qendërmbrojtësi shtoi se “Cristiano dhe LeBron James janë të veçantë, pasi në moshën 34-vjeçare vazhojnë të jenë në majën e futbollit dhe basketbollit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2