Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nuk më mjaftojnë për të jetuar”, ish-gruas së oligarkut i mbaruan 90 milionë dollarë, gjykatësi i refuzon kërkesën 5 miliardëshe

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 22:45 | Lifestyle

Ishin bashkë qysh në moshën 17 vjeçare. Por gjatë 30 viteve që kaluan të martuar, çifti Potanin kaloi nga një apartament modest në Moskë në luksin më të shfrenuar. Sepse Vladimir Potanin në vitet 90 u shndërrua në një nga oligarkët më të njohur rus, njeriu i dyte më i pasur në vend.

Natalia Potanina u divorcua prej tij në vitin 2014, dhe që nga ajo kohë ka tentuar të marrë pjesë të perandorisë” të ish-bashkëshortit, që llogaritet në rreth 22 miliardë euro.   

Ndërkohë gjykatësi rus kishte vendosur një dëmshpërblim që ajo e quan fyes, dhe “jo të mjaftueshëm për nevojat e saj jetësore”. Po flasim për 84 milionë dollarë, plus 7.3 milionë dollarë për mbajtjen e tre fëmijëve, dhe një vilë në New York, me kosto 6.5 milionë.   

Zonja Potanina mendoi që padrejtësinë e drejtësisë ruse, që sipas saj ishte e ndikuar nga pushteti i zotit Potanin, president i kompanisë më të madhe të nikelit rus dhe afër presidentit Putin.

Atëherë, vendos të transferohet në Londër, ku tenton të hapë sërish një gjyq ndaj ish- partnerit. Ajo kërkon rreth 6 miliardë euro dëmshpërblim, një e treta e pasurisë së Potanin, duke deklaruar që ajo kishte merita të pakontestueshme në arritjet e biznesmenit, që tashmë është martuar me një grua të dytë.     

Ndërkohë, zonja deklaronte që nga shifra gjithsesi e ulët që kishte marrë i mbeteshin vetëm 22 milionë euro, sepse pjesën më të madhe ia kishte dhënë të motrës që kujdesej në Moskë për nënën e tyre 99-vjeçare.

Ndoshta ky pretendim i fundit ka irrituar gjyqtarin britanik, që në vendimin e tij e cilëson si të vështirë për të kuptuar faktin se 80 milionë dollarë nuk përmbushin nevojat bazike” të një personi, dhe që gjithsesi zonja Potanina nuk kishte lidhje të mjaftueshme me Britaninë e Madhe, përtej një shtëpie luksoze të blerë sapo u transferua në Londër, për të kërkuar një gjyq në atë vend.

Ndërkohë, edhe Vladimir Potanin ka arsye për të mbrojtur mirë pasurinë tij. Ai është i vetmi oligark rus që ka pranuar të japë gjysmën e pasurisë së tij përrallore në vepra bamirësie, kur të ndërrojë jetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani