Operacion kundër narkotikëve në Vlorë, arrestohet 56 vjeçari

Një person u vu në pranga në fshatin Drashovicë të Vlorës pasi iu sekuestrua në banesë një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjatë operacionit të koduar “Drashovica” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve u vu në pranga 56 vjeçari A.I. banues në këtë fshat.

Arrestimi i shtetasit 56 vjeçarit erdhi pas kontrollit në banesën e tij, ku u gjetën të fshehura 9.3 kg kanabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2