Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Palmer: Palët në Shqipëri të dialogojnë për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 13:24 | Politikë
Palmer: Palët në Shqipëri të dialogojnë për

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos ku foli dhe për Shqipërinë.

Zyrtari i lartë amerikan tha se është shumë e rëndësishme që themelet demokratike në Shqipëri të jenë të forta si dhe iu bëri thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje për reformën zgjedhore që do sillte zgjedhje të lira dhe normalitet për vendin.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, deklaroi Palmer nga Davosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë