“Paqe” në derbin e Shqipërisë – A2

“Paqe” në derbin e Shqipërisë

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e parë të javës së 12 të Kategorisë Superiore.

Me stadiumin “Selman Stërmasi” të boshatisur, bardheblutë dhe kuqeblutë patën raste të mira për shënim, por në fund ndanë nga një pikë që u vlen pak të dyja ekipeve.

Me këtë barazim, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia renditet e shtata me 16 pikë.

Nesër do të luhen ndeshjet Bylis-Skënderbeu dhe Luftëtari-Teuta, ndërsa të dielën do të luhen takimet Laçi-Kukësi dhe Flamurtari-Partizani.

Shkarkoni aplikacionin e A2