Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pr/buxheti 2020, Denaj: Rritje 4.1%, por ulen investimet publike

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 12:16 | Ekonomi
Pr/buxheti 2020, Denaj: Rritje 4.1%, por ulen investimet publike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka nisur prezantimin e projektbuxhetit 2020.

Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% gjatë vitit të ardhshëm, çka sipas ministres do të përkthehet në më shumë vende punë dhe rrjedhimisht në ulje të papunësisë. Ndërkaq, objektiv i ekzekutivit për 2020-ën mbetet edhe ulja e borxhit publik në nivelin e 62.2%.

“Rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin 4.1% gjatë vitit 2020 dhe 4.5% përgjatë viteve 2021 dhe 2022. Premisat më kryesore mbi të cilat niset ky parashikim janë themelet kryesore ekonomike, të cilat kanë vijuar të përmirësohen; siç janë përmirësimi i vijueshëm i tregut të punës, perceptimi pozitiv i aktorëve ekonomikë për të ardhmen e ekonomisë, konsolidimi fiskal dhe qëndrueshmëria e financave publike, stabiliteti financiar dhe rritja e kreditimit të sektorit privat dhe qëndrueshmëria e pozicionit të jashtëm të ekonomisë”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu