Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rikthehet në liri Lula, "presidenti-punëtor" i Brazilit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 23:36 | Bota

Lula ishte dënuar vetëm nga shkalla e parë, por u arrestua falë ligjit që parashikonte këtë masë pa pritur apelin.  Gjykata Kushtetuese braziliane anuloi dje ligjin në fjalë, duke mundësuar daljen para kohe të ish-presidentit, që ndodhej aty nga viti 2017.

I sapo dalë nga qelia, Lula i premtoi mbështetësve se  do të luftonte kundër sistemit të korruptuar gjyqësor duke vërtetuar pafajësinë e tij.

Lula, presidenti i parë brazilian që i përket klasës punëtore,  ka ende një popullaritet të madh në vendin e Amerikës së Jugut, dhe sipas sondazheve mund të fitonte sërish presidencën në vitin 2018 po mos të ishte ndalur nga ligji.

Gjithsesi, edhe pse mund të angazhohet, ai nuk mund të kandidohet në zgjedhje edhe për të paktën 6 vite të tjera, duke qenë i dënuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani