Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shpëtimi i Alvinit, autoritetet italiane dhe ministri Lleshaj japin detaje

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 13:32 | Aktualitet
Shpëtimi i Alvinit, autoritetet italiane dhe ministri Lleshaj japin detaje

Autoritetet italiane dhe ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj në një konferencë për shtyp zbuluan detaje të operacionit të shpëtimit të vogëlushit Alvin nga kampi Al Hol në Siri. Ata theksuan se ky precedent sjell shpresë edhe për shpëtimin e fëmijëve të tjerë që gjenden në Siri.

“Alvin Berisha është një rast i trishtuar i cili duhet të na tregojë të gjithve se terrorizmi, dhuna dhe ekstremizmi nuk janë opsione të cilat mund të jetojnë në shoqëritë tona”, tha Lleshaj. “Sfida është që raste të tilla të mos përsëriten më në shoqërinë tonë europiane”.

Sipas Alberto Nobili-t, prokuror i Antiterrorit në Itali, ky është rasti i parë në Europë, që një fëmijë që gjendej në një vend lufte, kthehet tek familjarët dhe shtëpia e tij. “Ishte një pune ekipi e jashtëzakonshme: kur duam jemi në gjendje të bëjmë shumë. Nga përgjimet mbaj mend thirrjen e dëshpëruar të Alvin, i cili i thoshte të atit: këtu nuk më lënë të iki në shkollë, mamaja vishet si ninxha. Është njësoj si një botë surreale. Prandaj sot hapet një faqe e re dhe atje janë shumë fëmijë që duhen shpëtuar”, tha ai.

Për Francesco Rocca-n, nga Kryqi dhe Gjysmëhëna e Kuqe, Alvin është emër shprese nga sot në të gjithë botën. “Kemi treguar se ne operatorët humanitarë jemi në gjendje të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm: kjo ndodh vetëm kur bashkohet vullneti i qeverive, si në këtë rast. Jam i sigurt se kjo do të prodhojë fryte të mira. Nëse shtetet lëvizin, fëmijë të tjerë mund të shpëtohen nga lufta”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë