Vdes i moshuari, ra në tunelet e llavës vullkanike që ndodheshin në kopshtin e tij – A2

Vdes i moshuari, ra në tunelet e llavës vullkanike që ndodheshin në kopshtin e tij

Një burrë në Hawaii humbi jetën ndërsa punonte në kopshtin përpara shtëpisë pasi ra në një tunel llave që ishte krijuar aty. Policia bëri me dije se 71-vjeçari ra nga një lartësi 7 metra pasi kishte shkelur në tokë të paqëndrueshme.

Tunelet e llavës formohen kur masa ftohet dhe forcohet në shtresën e sipërme, por vazhdon të thahet dhe ftohet nën të. Viktima u gjet pas disa ditësh, pasi miqtë e tij njoftuan policinë se nuk kishin pasur të dhëna prej tij.

“Për dallim nga shpellat, të cilat duan një periudhë shumë të gjatë kohore për t’u formuar, tubat e lavës shpesh mund të krijohen brenda disa javësh ose ditësh”, raporton National Geographic. Në disa raste këto tunele arrijnë në gjatësinë 50 kilometra.

Shkarkoni aplikacionin e A2