Vetting-u në Polici, pasuria “djeg” zyrtarin e lartë të SHÇBA

Vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit nisi me një karton të kuq. Drejtori i zyrës së Inspektimit të Ankesave të Shërbimit të Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA, i pari që doli në vetting, ngeli në filtrat e tij.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk u bind në pastërtinë e pasurisë së zyrtarit Oltion Shehu dhe për aftësitë e tij profesionale. Në seancën dëgjimore të zhvilluar të martë, Komisioni vërejti se Shehu nuk justifikonte në burime të ligjshme 1,4 milionë lekë. 

Në shpjegimet e tij Shehu tha se në vitet 1996-2003 kishte punuar pa siguracione, si punonjës bingoje, kamerier apo menaxher hoteli, ku kishte siguruar të ardhura nga bakshishet, të cilat nuk kishte si t’i dokumentonte. Të premten para Komisionit doli edhe numri 2 i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Adriatik Ago, për të cilin nuk u konstatuan probleme në asnjë nga kriteret e vlerësimit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2