Bylis bie ndaj Skënderbeut, Partizani mund të shkëputet

Skënderbeu arriti të fitonte 3-2 në fushën e Bylisit, duke i shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon për skuadrën surprizë të Kategorisë Superiore. Me dy gola në pesë minutat e fundit, korçarët arritën të merrnin edhe tri pikë të rëndësishme që përmirësojnë renditjen e tyre në këtë sezon të vështirë.

Korçarët kaluan të parët në epërsi me Krasniqin, por Murataj dhe Goxhaj përmbysën rezultatin kur kishin mbetur vetëm dhjetë minuta lojë. Por në të 85 Bregu realizoi nga pika e bardhë ndërsa dy minuta më vonë Gripshi sigloi fitoren e Skënderbeut.

Humbja e lë Bylisin në vend të dytë në renditje me 20 pikë, ndërsa Partizani ka mundësinë të dielën të shkëputet në vend të parë, nëse fiton kundër Flamurtarit të vendit të fundit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Luftëtari dhe Teuta ndanë nga një pikë, pas një barazimi zhgënjyes pa gola.

Shkarkoni aplikacionin e A2