Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Capello: Klopp ka krijuar diçka magjike; Guardiola e shikon futbollin si teatër

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 09:13 | Futboll
Capello: Klopp ka krijuar diçka magjike; Guardiola e shikon futbollin si

Të dielën në Anfield, në orën 17:30, do të luhet ndeshja kryesore e Premier League: kryesuesi Liverpool do të presë ndjekësit e Manchester City.

6 pikë diferencë mes këtyre dy ekipeve dhe kjo ndeshje vjen e “nxehtë” pas deklaratave të trajnerëve. Guardiola la të kuptohet se lojtarët e Liverpool hidhen në zonë, ndërsa Klopp u përgjigj: “Nuk kam nerva të flas për City-n”.

Tani është Fabio Capello ai që i shton “piper” supersfidës.

“Klopp ka krijuar diçka magjike për mendimin tim. Lidhja që ka krijuar me tifozët është e veçantë”, tha për “Sky Sports” ish-trajneri i Milanit, Realit, Romës dhe Juventusit.

Ndërkohë, Guardiola ka një vizion tjetër për futbollin, sipas italianit: “Është ndryshe, mendoj se ai bën që skuadra të luajë sikur të ishte në teatër. Spektakël fantastik, por është si të shikosh teatër”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani