Chelsea nuk gabon me Crystal Palace, ngjitet në vendin e dytë

Chelsea i Frank Lampard mundi Cystal Palace me rezultatin 2-0 duke vijuar performancën e mirë në kampionat, ku tashmë ndodhen në vendin e dytë në klasifikim, në pritje të ndeshjes të Manchester City që përballet në supersfidën me Liverpool, si dhe atë të Leicester me Arsenalin.    

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, ku është sërish Abraham që shënon pas një asist të bukur të brazilianit Willian (57’).

Një goditje me kokë e Pulisic mbyll sfidën në minutën e 79’, në një ndeshje përgjithësisht të dominuar nga londinezët.    

Shkarkoni aplikacionin e A2