Derbi i Italisë për Rakitic

Juventus dhe Inter nuk janë në garë vetëm për kryesimin e Serisë A, por edhe në merkato.

Beteja mes bardhezinjve dhe zikaltërve në muajt në vijim nuk do të zhvillohet vetëm në fushë, por edhe në transferimet e janarit.

Juventusi ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic. “Mundo Deportivo” ka publikuar se drejtuesit e klubit torinez kanë kontaktuar me ata katalanas për 31-vjeçarin kroat, të cilit i skadon kontrata në vitin 2020.

Duke qenë se rinovimi i kësaj kontrate duket larg, Barcelona do të kërkojë ta shesë që në janar, në mënyrë që të përfitojë financiarisht nga largimi i mesfushorit.

Edhe Interi është i interesuar për kroatin, pavarësisht se Conte do të pëlqente më shumë Vidalin.

Kalendari parashikon Derbin e Italisë në muajin mars, por merkatoja duket se do ta afrojë në janar.

Shkarkoni aplikacionin e A2