Durrës, peshkatarët gjejnë një trup të pajetë

Trupi i dekompozuar i një femre ka rënë në rrjetën e peshkatarëve rreth 6 milje nga Bishti i Pallës.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet që trupi të ketë një kohë të gjatë që qëndron në ujë.

Peshkatarët, pasi e kanë konstatuar në thellësinë rreth 70m, kanë lajmëruar policinë dhe më pas është bërë nxjerrja në breg e trupit të pajetë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e trupit të pajetë dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Shkarkoni aplikacionin e A2