I dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se ka kryer dënimin sepse vdiq

Benjamin Schreiber po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në shtetin e Ajouas, SHBA, pasi ka vrarë një person duke e goditur me çomange në vitin 1996. Gjykata i mohoi të drejtën për t’u liruar edhe pse gjatë kërkesës ai pretendoi se e kishte kryer dënimin kur vdiq për pak kohë. Gjykatësi tha se pavarësisht se kërkesa e tij ishte tepër origjinale, nuk ishte fare bindëse.

Në vitin 2015, Schreiber pati një helmatisje për shkak të problemeve me gurët në veshka, por edhe pse për pak sekonda zemra e tij pushoi mjekët e reanimuan dhe pasi rifitoi shëndet të plotë u kthye në qeli.

Në kërkesën që bëri vitin e kaluar, Schreiber pretendon se mjekët e kishin ringjallur kundër vullnetit të tij dhe “vdekja” që kishte pasur e bënte teknikisht të shlyer dënimin. Gjykata e shkallës së Parë e hodhi poshtë pretendimin e tij, ndërsa këtë javë të njëjtën gjë bëri edhe ajo e Apelit.

Shkarkoni aplikacionin e A2