Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ikardi tani është i pandalshëm, luan 11 minuta dhe i jep fitoren PSG

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 22:09 | Futboll
Ikardi tani është i pandalshëm, luan 11 minuta dhe i jep fitoren

Mauro Icardi duket se po harron shpejt Interin, dh epo ambientohet më së miri në Paris. Jo vetëm, ai është tashmë vendimtar për fitoret e Paris Saint Germain.

Sot sulmuesi argjentinas nuk fillonte nga fillimi, dhe hyri vetëm në minutat e fundit ndaj Brestit që po zhvillonte një ndeshje të mirë duke mbajtur në barazim 1-1 lojën.

Por javët e fundit çdo top që kalon nga ana e Icardit shndërrohet në gol, dhe kështu ndodhi edhe në minutën e 85-të, ku përfitoi nga një kros në zonën e portierit dhe pasi e mbrojti nga disa kundërshtarë e përcolli në rrjetë. Ky është goli i nëntë i 26-vjeçarit  me fanellën e PSG, i gjashti në kampionat.

Francezët që dominojnë kampionatin e tyre, nuk po ndjejnë falë tij mungesën e një dysheje spektakolare si Neymar dhe Mbappe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli