Ikën Kovac, rikthehet Bayern, bavarezët “shkatërrojnë” Dortmundin

Ndoshta është thjesht një rastësi, por largimi i teknikut kroat Niko Kovac pas humbje dëshpëruese me Eintracht i ka rikthyer urinë për fitore kampionëve të Bundesligës.

Nuk kishte sfidë më të mirë për të përcaktuar rikthimin e tyre, sesa përballja historike me Borussia Dortmund, e cila vinte nga nata e bujshme në Champions, ku në pjesën e dytë kishte shtangur Interin e Antonio Contes.

Ndoshta edhe i lodhur nga Europa, Dortmundi nuk arrin të godasë asnjëherë në portën bavareze, ndërkohë që Bayern hap serinë e golave në të 17-ën falë një aksioni të bukur të finalizuar nga Lewandowski.

Në filli të pjesës së dytë (47’) është Gnabry që shënon në kundërsulm golin e qetësisë, dhe më pas sërish Lewandowski  (76’) dhe një autogol i Hiummels (80’) që shndërrojnë sfidën në një festë për kampionët të drejtuar përkohësisht nga Flick.  

Me fitoren, Bayern mbetet në vendin e dytë me 21 pikë, si Lajpcigu që fitoi 2-4 në Berlin me Herthën.

Shkarkoni aplikacionin e A2