Katër gola secili, Real dhe Barca fillojnë sërish “dyluftimin”

Shumë gjera i ndajnë, por sonte diçka i bashkon. Barcelona dhe Real Madrid shënuan të dyja 4 gola në sfidat e fituara ndaj Eibar dhe Celta. Dy sfida jo shumë të vështira ndaj dy kundërshtarëve modestë, por që dëshmon rikthimin e dy gjigantëve të La Ligës në krye të klasifikimit.

Reali fitoi 4-0 në transfertë falë dy golave të Benzema, penalltisë së Sergio Ramos dhe golit të mesfushorit 21- vjeçar Federico Valverde.

Ndërkohë, Barcelona mund Celtën, por jo pa vështirësi, të paktën në pjesën e parë ku duhet një Leo Messi super për të shmangur barazimin.

Pikërisht fenomeni blaugrana kishte kaluar në avantazh katalanasit falë një penalltie në minutën 23, e barazuar nga një goditje dënimi mbresëlënëse nga Olaza.  

Një nga golat e Leo Messit ndaj Celtës

Goli i bukur i lojtarit të Celtës ndoshta vuri në sedër argjentinasin, i cili realizoi me dy goditje dënimi pothuajse identike në minutat 46 të pjesës së parë dhe 48 të pjesës së dytë.

Nga Busquets goli që i vë kapak sfidës, dhe çon Barcën në majën e klasifikimit, me pikë të barabarta me rivalët e përjetshëm të Realit.

Shkarkoni aplikacionin e A2