Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Mini-Shengeni”, Thaçi: Refuzuam ftesën, e pakuptimtë kur Serbia dhe Bosnja nuk njohin pavarësinë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 22:33 | Kosova
“Mini-Shengeni”, Thaçi: Refuzuam ftesën, e

Presidenti i Kosovës përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj takimit të liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Serbisë në Ohër në kuadër të asaj që quhet tashmë si “Mini Shengeni” ballkanik.

Thaçi në postimin e tij në Facebook ka shpjeguar mungesën e Kosovës në samit si një “refuzim” që bazohet në disa argumenta.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3157220934348244

Për presidentin kosovar, “Kosova qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta  zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

https://a2news.com/2019/11/09/minishengeni-i-ballkanit-rama-ne-oher-per-takimin-e-dyte-me-vucic-dhe-zaev/

Sipas tij, Kosova mbetet e përkushtuar që të tejkalojë “pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”.

https://a2news.com/2019/11/08/palmer-mini-shengeni-ballkanik-ka-mbeshtetjen-tone/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Ndryshe nga takimi në Novi Sad, në Ohër ka edhe dy përfaqësues të tjerë ballkanik, ministria e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekulic, dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje-Hercegovinës Denis Zvizdić.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani