Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Mini-Shengeni" i Ballkanit, Rama në Ohër për takimin e dytë me Vuçiç dhe Zaev

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 18:36 | Politikë
"Mini-Shengeni" i Ballkanit, Rama në Ohër për takimin e

Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të shtunë, në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në samitin për zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Gjatë mbrëmjes ai pati një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Është njoftuar se kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1219627194891215/

Ndryshe nga takimi në Novi Sad, në Ohër ka edhe dy përfaqësues të tjerë ballkanik, ministria e Ekonomisë së Malit të Zi  Dragica Sekulic, dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje-Hercegovinës Denis Zvizdić.

https://a2news.com/2019/11/08/palmer-mini-shengeni-ballkanik-ka-mbeshtetjen-tone/

Pas takimit të liderëve, do të vijojë mbledhja plenare ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, si Banka Evropiane për ndërtim dhe zhvillim, Këshilli për bashkëpunim rajonal, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.

https://a2news.com/2019/10/21/mini-shengeni-ballkanik-kosova-kunder-pa-kontroll-nga-be-sjell-vetem-deme/

Sipas agjendës së shpërndarë nga Kryeministria, takimi zyrtar ditën e nesërme do të pasohet nga një konferencë për shtyp e parashikuar në orën 12:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë