Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndihmoi 8 shqiptarë të futen ilegalisht në Britani, arrestohet kapiteni i jahtit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 10:56 | Bota
Ndihmoi 8 shqiptarë të futen ilegalisht në Britani, arrestohet

Kapiteni i një jahti është arrestuar nga autoritetet britanike pasi ndihmoi tetë emigrantë shqiptarë të futeshin në ishull në mënyrë të paligjshme.

Mjeti i tij lundrues u pikas nga një varkë e Forcave Kufitare dhe një helikopter i Rojes Bregdetare pranë brigjeve jugore të Britanisë dhe u dërgua në portin e Portsmuthit. Personat në bord, shtatë të rritur dhe një fëmijë, iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit, raporton BBC.

Kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar, akuzohet për lehtësim të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë