Operacion i madh antidrogë në Gjirokastër, 11 të arrestuar

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 25 persona në kuadër të një “operacioni të gjerë antidrogë në të gjithë Qarkun Gjirokastër, i koduar ‘Trekëndëshi’”.

Ky operacion, që ka 6 muaj që zhvillohet, ka çuar në arrestimin e 11 personave, ndalimin e 5 të tjerëve, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë.

“Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër, kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, operacioni vijon.

Shkarkoni aplikacionin e A2