Projekti “Lungomare 2″/ Prishjet në bregdet, banorët e Radhimës vijojnë qëndresën

Ndërtimi i shëtitores “Lungomare 2” parashikon prishjen e ndërtesave në Radhimë të Vlorës dhe pronarët e tyre ia prezantuan problematikën e aksionit të IKMT-së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit.

Ata shtuan se dëgjesa publike ka qenë farse dhe është mbajtur ditën kur banorët konfrontoheshin me IKMT.

Çështjet e pronësisë kanë qenë në fokus të takimit dhe banorët thanë se po shpronësohen me 240lekë/m2 për pronat në bregdet.

Ndërkaq, avokati i banorëve, Armando Cakrani, renditi pasojat sociale të këtyre prishjeve.

Gjatë takimit, banorët thanë se pa asnjë argument po u skualifikohet edhe legalizimi i objekteve deri në Llogora, ndërsa shtojnë se do të vijojnë rezistencën për të mbrojtur pronat e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2