Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

Kryeministri Edi Rama tha se projektligji i ri i paralajmëruar prej tij kundër krimit të organizuar dhe masat kundër njerëzve të drejtësisë të cilët ai i ka etiketuar si grupi “Kap çfarë të kapësh”, është pranë përfundimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale Rama tha se grupi i punës po merrej me këtë nismë të re. “Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava… Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar + masat kundër KÇK që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, shkroi Kryeministri në Twitter.

Kryeministri gjithashtu tha se ndodhet në Ohër, ku nisin takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal. “Nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkroi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2