Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reshje të furishme, rikthehen përmbytjet në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 21:51 | Aktualitet

Pas Durrësit, përmbytjet duket se kanë prekur Vlorën, ku reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar problematika.

Nën ujë e të kalueshme me vështirësi janë rrugët e lagjes Pavarësia në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë - Skelë, të cilat përmbyten për shkak të disnivelit.

Rruga e Portit është e kalueshme vetëm me fuoristrada dhe jo me mjete të vogla, ndërsa nën pushtetin e ujit janë edhe aksi i njohur si “Albano e Romina” apo dhe kryqëzimi i ish-Shkollës së Naftës në lagjen "28 Nëntori".

Pavarësisht angazhimit të ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pompave të hidrovorit që punojnë më kapacitet të plotë, intensiteti i reshjeve po rikthen përmbytjet në qytetin bregdetar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë