Rikthehet Hysaj, por Napoli nuk gjen dot veten

Një lajm i mirë për Rejan, një shumë i keq për Ancelottin.

Trajneri kuqezi mund të festojë rikthimin në fushë të kapitenit shqiptar, që në ndeshjen e sotme të Napolit kundër Genoa-s luajti  84 minuta, duke treguar një formë të mirë edhe pse ekipi i tij nuk arriti të shkonte përtej barazimit 0-0 ndaj ekipit të Thiago Motta.

Ekipi i Ancelottit ka humbur qartësinë në lojë dhe duket i ndikuar nga polemikat e forta që ka patur me presidentin e tij De Laurentis, ku disa lojtarë kanë refuzuar urdhrat e tij.

Madje Genoa rrezikoi disa herë portën e portierit napoletan Ospina, dhe u shpëtuar mrekullisht nga mbrojtësi i tij Koulibaly në një rast.

Napoli mbetet larg majës së klasifikimit, 12 pikë nga kryesuesja Inter, potencialisht 14 nga Juventusi që luan nesër.

Shkarkoni aplikacionin e A2