Trafikoi 1 ton kokainë në Holandë në kontejnerin me peshk, dënohet shqiptari

Drejtësia holandeze dënoi me 5 vite burg një shqiptar pasi e shpalli atë fajtor për pjesëmarrje në trafikimin e mbi një ton kokainë.

Sipas mediave holandeze, bashkë me të janë dënuar dhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve dhe një shtetas amerikan, me nga 5 deri në 7 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës së Roterdamit, 7 të dënuarit trafikuan 1100 kilogramë kokainë nga Ekuadori duke e fshehur atë në një kontejner të mbushur me peshk.

Nëse droga do të hidhej në treg, ata do të përfitonin 22 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2