Veliaj: Jemi në një situatë kritike, më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtarë

Sot u zhvillua në Tiranë takimi i Partisë Socialiste, ku u publikuan emrat e kandidateve që do të marrin detyrën e delegatëve për t’u zgjedhur në Kongresin e PS. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se PS bëhet gati për të marrë mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e vitit 2021 me në krye Edi Ramën.

“Njerëzit më thonë gjithmonë që ne e kemi të fituar, pasi kundërshtarët tanë nuk dalin në votime. Por asnjë socialist i mirë nuk e merr fitoren për të mirëqenë, përkundrazi lufton çdo ditë për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve”, tha Veliaj. “Kjo është më e rëndësishme se beteja me të lodhurit e politikës që i kemi mundur disa herë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha gjithashtu se puna socialisteve bëhet më e vështirë sot që bashkitë në vend drejtohen pa një opozitë. “Jemi sot në një situatë shumë kritike për vendin”, tha Veliaj. “kur opozita ishte prezente, sado destruktive, sado me intriga dhe shpifje, gjithsesi ishte një forcë presioni që ma bënte edhe mua punën më të lehtë, se vinte re ku ishin problemet në Bashki. Është më e vështirë kur nuk e ke këtë, sepse duhet të bësh kritikun e skuadrës tënde”.

Shkarkoni aplikacionin e A2