Video emocionuese, Alvini takohet me gjyshin. Lot dhe përqafime pas kthimit nga Siria

Një video e publikuar nga Afrim Berisha në Facebook shfaq takimin emocional të Alvinit me gjyshin e tij pas kthimit nga Siria.

Menjëherë vogëlushi e përqafon atë, ndërsa nuk munguan dhe lotët e gëzimit.

“Më ço tek gjyshi”, ishte kërkesa e parë e Alvinit sapo takoi të atin në aeroportin e Fiumiçinos në Itali.

Ndërkohë, në lagjen ku jeton familja e tij në Itali ishte vendosur dhe një banderolë me mbishkrimin: “Mirëseerdhe, kampion”.

11-vjeçari qëndroi 5 vite larg familjes pasi ishte rrëmbyer nga e ëma dhe ishte dërguar në Siri për të luftuar për ISIS. Vogëlushi u shpëtua falë një operacioni sekret nga autoritetet italiane dhe shqiptare në kampin Al Hol në Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2