Zvërneci turistik ka 10 orë pa drita, OSHEE, “defekt i rëndë, nuk dihet kur riparohet”

Fshati Zvërnec i Vlorës gjendet pa energji elektrike për thuajse 10 orë. Banorët raportojnë se energjia është shkëputur qysh në orën 9.00 të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht tentativave për të komunikuar me OSHEE, banorët aktualisht nuk janë njoftuar për arsyen e mungesës së energjisë dhe as kur mendohet që energjia të rikthehet.

Ndërkohë, drejtori i OSHEE, Erjon Osmani për A2 sqaron se “ka një defekt në nënstacionin Vlora 1 dhe grupet e punës të tensionit të lartë janë ende duke punuar për riparimin e tij. Është dëmtuar rënde transformatori”.

Zyrtarët e OSHEE nuk kanë  dhënë një kohë se për sa mund te riparohet, dhe deri ne rikuperimin e defektit Zvërneci do të vijojë të qëndrojë pa energji elektrike.

Shkarkoni aplikacionin e A2