Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksidenti tragjik në Tiranë, arrestohet drejtuesi 18-vjeçar i automjetit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 17:31 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Tiranë, arrestohet drejtuesi 18-vjeçar i

Policia ka arrestuar shtetasin F. SH., 18 vjeç, i cili ishte drejtuesi i automjetit që u përfshi në një aksident të rëndë në orët e vona të së shtunës në aksin Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën 2 vajza 17-vjeçare.

Sipas policisë, arrestimi i 18-vjeçarit është kryer për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Nga verifikimi e policisë, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit "B". Po ashtu, ai rezultoi se sasia e alkooli në frymëmarrje ishte 0.17 mg/l.

Shtetasi F. SH. rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë