Çekiçi realizon dy gola, për njërin “do ta kishte zili” dhe Ronaldo…

Endri Çekiçi po kalon një moment fantastik në Slloveni me skuadrën e Ljubljana-s.

Futbollisti shqiptar realizoi dy gola në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Taborit, ndërsa humbi edhe një 11 metërsh.

Për t’u veçuar ishte goli i parë, një realizim i jashtëzakonshëm i goditjes së dënimit, e cila edhe pse në mesin e portës bëri që portieri të mos bënte asnjë reagim, pasi topin ndryshoi trajektoren në momentet e fundit. Çekiçi u la në listën e pritjes nga trajneri Reja për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Këtë fundjavë realizoi edhe Lenjani me skuadrën e Sionit në Zvicër.

  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Meta fton Besnik Muçin në takim
  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Takimi Meta-Muçi, për situatën e krijuar për rastin e tij
  • LAJMI I FUNDIT | Pas takimit Meta-Muçi, pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u shkarkua nga detyra në shkallën e dytë të vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta