Cikloni në Bangladesh, raportohen viktima dhe dhjetëra të humbur

6 të vdekur dhe 36 të humbur është bilanci i ciklonit “Bulbul” që u përplas mbrëmjen e së shtunës në brigjet e Bangladeshit me erërat që kapën shpejtësinë deri në 120 km në orë.

Autoritetet njoftuan për mbi 30 të plagosur dhe rreth 6000 shtëpi të dëmtuara pjesërisht ose të shkatërruara tërësisht.

5 nga 6 viktimat gjetën vdekjen nga rrëzimi i pemëve ndërsa 36 të humburit ishin peshkatarë që kishin shpërfillur njoftimet e autoriteteve për rrezikun që kanoste stuhia e erërave. Për momentin më e keqja ka kaluar thanë zyrtarët, të cilët shtuan se për normalizimin e situatës do të duhen disa ditë.

Shkarkoni aplikacionin e A2