“Djajtë e kuq” rikthehen te fitorja në Premier League

Manchester United është rikthyer me një fitore 3-1 këtë të diel në Premier League, duke mposhtur Brigton në “Old Trafford”.

Edhe pse me shumë luhatje këtë sezon, të besuarit e Solskjaer nuk e vunë në diskutim fitoren në këtë 90 minutësh. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e pastër 2-0, me golin e parë të shënuar nga Pereira, ndërsa i dyti ishte një autogol.

Në pjesën e dytë, për “Djajtë e kuq”, shënoi sulmuesi kryesor i tyre Rashford, ndërsa goli i vetëm për Brigton u shënua nga Dunk.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë në renditje.

Shkarkoni aplikacionin e A2