Do pranoni ndonjë alternativë tjetër pas refuzimit të Macron? Ja si përgjigjen Rama-Zaev e Vuçiç

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor u pyetën nga gazetarët edhe nëse po mendojnë për ndonjë alternativë tjetër pas refuzimit të presidentit francez Emannuel Macron për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama-Vuçiç dhe Zaev konfirmuan edhe njëherë se për të treja vendet nuk ka opsion tjetër përveç rrugës evropine, por kjo nuk do të thotë që të mos punojnë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të vendeve të tyre

Kryeministri Zaev:

“Për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës europiane. Por t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe potencialet në rajon për një jetë më të mirë për qytetarët tane. Çojme mesazh më pozitiv në Bruksel që të përshpejtojë procesin. Këtë e meritojmë dhe jemi në dobi të gjithë rajonit dhe BE.”

Presidenti Vuçiç:

“Nuk kam ndërmend të bëj si papagall se nuk kemi alternative tjetër. Ne të gjithë duam të jemi pjesë e BE dhe kjo nuk ka ndryshuar. Dhe pse jemi 7-8 vjet para disa vendeve. O njerëz, mundet që 6 djem t janë dashuruar me një vajzë, por duhet të zgjedhë ajo. Dhe ne s’kemi rrugë tjetër. Por ne kemi në dorë të bëjmë jetën e qytetarëve tanë më të mirë. Qesharake që sulmojnë Ramën për ish Jugosllavinë apo për Shqipërinë e madhe. Por çfarë keni kundër idesë së kësaj që folëm sot? Që domatja të vijë më shpejt nga Shqipëria në Serbi? Që të mos prisni në kufi? E dini në çfarë u shndërrua kjo? Pse dështuan bisedat mes nesh e shqiptarëve? Sepse ne gjendemi të përgojueshëm për të tjerët. Të mos i pështyjmë njëri tjetrit. Boll me histori të zbrazëta. Kam ndërgjegjen e pastër se punoj për vendin tim dhe qytetaret e mi.”

Kryeministri Rama:

“Nuk e kuptoj arsyen e kësaj pyetje. Nuk ka asgjë të re në këtë nismë nga gjithçka që kemi dakordësuar në dhjetëra tryeza rreth Europës. Përveç një elementi shtesë që ka qenë kaq shumë i dëshiruar për mua, lëvizja e lirë e njerëzve në të gjithë rajonin. Pa dy palë policë e kontrolle. Serbia e ka shtëpinë me disa porta, ne kemi një dalje, drejt BE.”

Shkarkoni aplikacionin e A2