Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eliminatoret Euro 2020, Reja grumbullon Kamberin: Të mos nënvlerësojmë Andorrën

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 11:35 | Futboll

Trajneri i Kombëtares Shqiptare doli në një konferencë për shtyp mëngjesin e së diel për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria do të zhvillojë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020 përballë Andorrës dhe Francës.

Trajneri kuqezi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje dhe iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm.

Reja vlerësoi lojën e skuadrës në ndeshjet e fundit dhe kërkoi që të vijohej me të njëjtat ritme dhe motivim. Ai deklaroi se të gjithë mendojnë për ndeshjen ndaj Francës, por më parë është Andorra dhe ky ekip nuk duhet nënvlerësuar.

“Kemi bërë një rritje konstante nga ndeshja në ndeshje, luajtëm mirë si në Turqi dhe Moldavi dhe do të doja të vazhdonim me këto ritme. Në opinion mendohet vetëm për Francën, por nuk do të doja që të krijohej ky mentalitet. Kemi bërë pikë të rëndësishme dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë maksimumin. Kërkoj që përqëndrimi në fillim të jetë ndaj Andorrës, pasi të mbarojë kjo ndeshje do mendojmë për Francën. E pamë që Andorra në Turqi e humbi ndeshjen në minutën e 90.”

Trajneri Reja foli dhe risinë në këtë grumbullim, i cili është Florian Kamberi. Tekniku deklaroi se ka ekipi ka nevojë për alternativa në sulm dhe se ka pritshmëri të larta nga ky lojtar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani