Fitorja e katërt radhazi, Laçi thyen edhe Kukësin

Sulmuesit Kyrian Nwabueze vazhdon të shkëlqejë me Laçin këtë sezon dhe skuadra e fundit që provoi forcën e tij ishte Kukësi.

Kurbinasit dolën të fituar nga kjo ndeshje me një gol të shënuar nga sulmuesi Nwabueze nga pika e penalltisë.

Laçi e bazoi lojën e tij në këtë takim te kundërsulmi dhe në një të tillë arriti të thyejë Kukësin. Teco ktheu një top në qendër, aty ku mbrojtësi Olsi Teqja e ndali e ndali në mënyrë të pavullnetshme me dorë dhe arbitri Eldorian Hamiti akordoi 11-metërsh për Laçin.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Laçin, me të cilën shkon në kuotën e 19 pikëve pas 12 ndeshjesh, në vendin e tretë në renditje.

Shkarkoni aplikacionin e A2