Hetimi i Trump, republikanët kërkojnë të dëshmojë Hunter Biden

Republikanët në Senatin amerikan kërkojnë në seancë dëgjimore të birin e Joe Biden, Hunter dhe informatorin kryesor që ishte dhe nismëtari i lëvizjes për shkarkimin e presidentit, në rastin e telefonatës me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski.

Por Adam Schif, Kreu i Dhomës së Inteligjencës në Senat e ka hedhur poshtë kërkesën, me arsyen se përveçse do vinte në shënjestër informatorin, asgjë të re nuk do sjellë një veprim i tillë. Sakaq Trump ka kërkuar ta takojë vetë informatorin, i cili po mbahet i fshehtë nga Senati.

Gjatë së shtunës, Trump tha se do të publikonte telefonatën e 21 prillit me Zelenskin ku e uronte për fitoren në zgjedhje. Gjatë javës në vijim, tre zyrtarë të lartë pritet të dëshmojnë në Senat ndërkohë që edhe deklaratat e javës që mbyllet nuk ishin në favor të presidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2