Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ja disa nga pikat e Samitit të Ohrit për “Mini Shengenin”

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 09:47 | Politikë

Ka vijuar në Ohër takimi me kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.

Në fund të takimit Rama-Zaev dhe Vuçiç nënshkruan një deklaratë të përbashkët me listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ndër pikat kryesore të dokumentit janë lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave etj.

Në dokument theksohet qartë se anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti i firmosur në Ohër nga Rama-Zaev dhe Vuçiç

Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:
1.Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.

2. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.

3. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

4. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.

5. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.

6. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.

7. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.

8. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).

9. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon.

https://a2news.com/2019/11/09/mini-shengeni-thaci-refuzuam-ftesen-e-pakuptimte-kur-serbia-dhe-bosnja-nuk-njohin-pavaresine/

https://a2news.com/2019/11/08/palmer-mini-shengeni-ballkanik-ka-mbeshtetjen-tone/

https://a2news.com/2019/10/10/nisma-per-shengenin-ballkanik-nuk-presim-europen-i-ftuar-i-gjithe-ballkani-perendimor/

https://a2news.com/2019/10/10/mini-shengeni-rama-per-a2-nese-serbia-do-te-vendoste-veto-per-kosoven-sdo-te-isha-ketu/

A2 CNN Livestream

Dita jonë