Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Liverpool “blindon” kreun, mposht kampionët e Manchester City-t

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 20:23 | Futboll
Liverpool “blindon” kreun, mposht kampionët e Manchester City-t

Në Premier League, këtë të diel, u përballën kampionët e Mancester City-t me ata të Europës, Liverpool. Në “Anfield”, skuadra e Klopp vendosi diktatin, duke marrë një fitore 3-1 në një ndeshje spektakolare.

Goli i parë ishte një perlë e vërtetë nga Fabinho, më pas Salah shënoi edhe golin e dytë dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Me nisjen e pjesës së dytë, Mane shënoi edhe golin e tretë për Liverpool, por Manchester City nuk u dorëzua, megjithëse deri në fund të takimit mundi të shënonte vetëm një gol, me anë të Silva-s.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa City bie në vendin e katërt me vetëm 25 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani